Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, miku i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve,Robert Bosch, e ka quajtur “turp të madh” kushtëzimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me sistemin ETIAS. Bosch përmes një postimi ka shkruar se nëse një gjë e tillë është e vërtetë atëherë është një turp i madh ta dëgjojmë një propozim nga një shtet si Franca, që synon kryesimin e BE-së. ETIAS ndoshta nuk do të jetë funksionale për një kohë shumë të gjatë duke marrë parasysh përvojën me sisteme të tilla në të kaluarën. Të shtosh këtë kushtëzimin shtesë vetëm për Kosovën nuk është gjë tjetër veçse turp total!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …