Ish-ambasadori i Holandës, në Kosovë, Robert Bosch, vazhdon të interesohet për problemet në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi, duke mbajtur një qëndrim shumë parimor dhe korrekt. Për aksionin e djeshëm të policisë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe veriun, Bosch ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ai, duke trajtuar këtë rast ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, i ka kërkuar policisë të mos ndjekë kontrabandistët. Nëse, Borell, do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do ta kishte kuptuar se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse reagimi ndaj bandave ka qenë i dhunshëm, ai duhet ta lavdërojë atë, ka nënvizuar, ish-ambasadori i Holandës, në Kosovë, Robert Bosch.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …