Ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch ka thënë se Kosova deri më tash ka qenë e ledhatuara e shteteve përendimore, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe e Bashkimit Evropian në përgjithësi. Sipas tij duket që tash është një ndryshim tek SHBA-të dhe BE-ja. “Tani ka një ndryshim dhe ne, natyrisht, mund të hyjmë më në detaje të flasim për këtë ndryshim, por ky ndryshim, natyrisht, që është dramatik, është shumë dramatik dhe sigurisht, diçka duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndryshuar këtë prirje”, thotë Bosch. Ai tutje është shprehur i habitur për gjendjen në të cilën Kosova është tani, duke e lënë fajtor kryesor për këtë, kryetarin serb, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …