Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Për Serbinë normalizimi i marrëdhënieve nënkupton që Kosova sërish të kthehet nën sundimin serb

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, dhe miku i drejtësisë dhe i Kosovës, Robert Bosch, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas deklaratave të fundit të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ndër të tjera tha se për Beogradin kusht për vazhdimin e procesit të dialogut është përmbushja e obligimeve të dakorduara më parë dhe se kjo është e vetmja mënyrë për të tejkaluar çështjet e hapura. Robert Bosh tha me këtë rast se Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga  Ana Bërnabiq, bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon, ndërsa fajëson palën tjetër për mos-konstruktivitet. Për Serbinë normalizimi i marrëdhënieve nënkupton që Kosova të kthehet  sërish nën sundimin serb. Serbia po bën lojë fjalësh, kjo po bëhet gjithnjë e më e qartë. A ardhur koha që BE-ja të shohë më në fund,  këtë gjendje,  ka shkruar, ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …