Robert Bosch

Robert Bosch thotë se UÇK-ja bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë

Ish- ambasadori holandez Robert Bosch në një paraqitje televizive ndër të tjera foli edhe për aktakuzën e ngritur ndaj kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si Ambasador i Holandës në Kosovë. “Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është qe gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët. Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”, deklaroi Bosch. “Në atë kohë isha ambasador dhe mund të më thoni se mbroja gjykatën, po sigurisht qe kam mbrojtur sepse isha ambasador dhe duhet zbatuar urdhrat nga larët.” “Por kjo gjykatë ishte e çuditshme”, shtoi  ish-ambasadori Bosch. Më tej ai theksoi se “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe kryetari Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do te shkatërrohet”. Tutje ai vlerësoi se UÇK bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …