leoni

Robert Bosh

Robert Bosh: Nëse UÇK-ja paska qenë organizatë kriminale edhe ne jemi të tillë, sepse, në njëfarë mënyre ata kanë punuar për ne

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, i cili ka qenë në shërbim në Kosovë pas luftës, foli për Gjykatën Speciale, e cila ka selinë, në Hagë, si dhe për aktakuzën e ngritur kundër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ambasadori Bosch theksoi se në kohën kur po themelohej kjo gjykatë, ai, ndonëse ishte kundër si individ, atij i duhej të vepronte ashtu siç e rekomandonte qeveria e tij. “Dhe tani që jam në pension them atë që mendoj”, deklaroi Bosch për RTK. Ai, mes tjerash, theksoi se kjo gjykatë, ndonëse quhet e Kosovës, aty nuk di çka ka të Kosovës, në realitet, derisa vazhdoi të evokonte kohën e themelimit të kësaj gjykate nën udhëheqjen e Villiamsonit, i cili nuk qe i bindur në pretendimet e Martit për trafikim organesh. Ai shprehu habinë se pse do të duhej themeluar Gjykatën Speciale për raste të tilla, kur mund fare lehtë të themelohej në Kosovë dhe në secilin vend ku ka pasur konflikte. “Për ne UÇK ka qenë trupa në terren, pra kanë qenë miqtë tanë. Nëse UÇK është organizatë kriminale edhe ne jemi të tillë sepse, në njëfarë mënyre kanë punuar për ne”, theksoi ish-ambasadori Bosh. Ai më tej shtroi dilemën për cilësimin që Prokuroria ia vë UÇK-së, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, teksa këtë e konsideroi si qesharake. Cilësimi i UÇK-së si ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’ është qesharake. Ata kanë punuar për ne dhe pse NATO nuk do të punonte me ta”, deklaroi sh-ambasadori holandez, Robert  Bosh.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …