Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te larmishme, qe me vone do te behej edhe pjese integrale e identitetit Shqiptar. Nje fe e re, Islami, u perhap ne Shqiperi, ndermjet jugut ortodoks dhe veriut katolik, fe qe u kthye ne fene dominante te Shqiptareve. Edhe pse ne dekadat e para te shtetit Osman ne Shqiperi shume pak Shqiptare ishin Musliman, gjate shekullit te 17, rreth 50% e popullsise se Shqiperise veriore kaloi ne Islam. Katolicizmi Roman dhe Ortodoksia sllavo-helene tek e fundit ishin mbajtese te influencave te huaja ne Shqiperi, te mbushura nga gjuhe te huaja, dhe Shqiptaret ne krahasim me komshinjte e tyre Helen, Bullgar dhe Serb ishin ndjekes superfaqesor te ketyre feve.

Hasan Kaleshi(1922 – 1976)1) ne menyre bindese ka sygjeruar se nje nga te mirat kryesore qe pushteti Osman ka sjelle ne Ballkan, ishte ai i ruajtjes se races Shqiptare nga asimilimi sllav, ne te njejten menyre sic pushtimi sllav i shekullit te 6-te ne Ballkan i pati dhene fund procesit te Latinizimit, qe kercenonte te asimilonte para-ardhesit e Shqiptareve 1000 vjet me pare. Edhe pse Shqiptaret nuk u njohen nga Osmanet si minoritet ethnik (pasiqe ata i ndanin njerezit sipas fese dhe jo kombesise), Shqiptaret munden qe te mbijetojne si rrace dhe ne te vertete te zgjerojne veten e tyre nen pushtetin turk. Ne kete periudhe, Shkodra dhe qytetet e tjera bregdetare Shqiptare morren totalisht formen e qyteteve Shqiptare me popullsi shqiptare.

Ndersa shteti Osman, me organizimin e tij te centralizuar u fokusua ne Stamboll, ai i la Shqiperise kulturen osmane, qe arriti zenitin e saj ne shekullin e 18te. Shqiperia jugore dhe qendrore me qytetet e riperterira te Elbasanit dhe Beratit, me xhamite dhe medresete, u kthyen ne qendra te mesimit oriental dhe ne te vertet perjetuan nje rilindje kulturore nen Islam, ne te njejten menyre sic perjtoi Shkodra dhe Gjakova ne veri. Poete udhetare, artiste dhe shkollare filluan qe te gezojne mbeshtetjen e pashallareve dhe guvernatoreve vendas, ashtu si ne Azine qendrore.

Ne te njejten menyre sic shkrimtaret Shqiptare te shekullit te 16 dhe 17te perdoren latinishten per shkrimet e tyre, shkruesit e pare te Shqiperise Muslimane perdoren menyren Osmane te literatures; shkrimin Turqisht dhe Persisht, per veprat e tyre qe paten nje sukses te theksuar.

 

 

Shkrimtaret osmanë me origjine shqiptare

Nje nga shkrimtaret me te hershem Shqiptare qe shkroi mes Osmaneve ka qene Mesihi nga Prishtina[2][2] (1470 – 1512), qe u njoh ne turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet qe Mesihi te kete qene Shqiptare nga Prishtina, por qe ka jetuar ne Stamboll qe nga mosha e vogel. Mesihi nuk ishte vetem nje poet i rralle, por ne te njejten kohe ishte edhe nje kaligraf i talentuar, qe mbajti postin e sekretarit tek Hadim Ali Pasha gjate pushtetit te sulltan Bajazidit II (1482 – 1512). Njeri i dhene pas kenaqesive sehr oglani (djal qyteti), sic biografi Ashik Celebi e therriri ate, Mesihi me shume gjendej ne taverna, neper parqe me shoket e tij sesa ne pune. Edhe pse stili hedonist ne jete mund qe te kete penguar karrieren e tij, Mesihi krijoi nga poezite me te mira Osmane te kohes. Nga veprat e tija me te permenduara eshte Murabba-i bahar[3][3] (poezite e pranveres) te cilat pas publikimi me perkthim latin ne 1774 nga orientalisti Sir William Xhon (1746 – 1794), do te ktheheshin ne poemat me te njohura Osmane ne Evrope, per nje kohe te gjate. Poema fillon sic vijon:

Dinle bulbul kissasin kim geldi eyyam-i bahar

Kurdi her bir bagda hengame hengam-i bahar

Oldi sim efsan ana ezhar-i badam-i bahar

Ays u nus et kim gecer kalmaz bu eyyam-i bahar

Degjoni oshetimat e nates, ditet e pranveres kane ardhur

te gjithe kopshtet kane ardhur ne jete nga pranvera

Bumi i saj ka hapur dritat e argjendta

Pini dhe kenaquni sepse pranvera do te shkoje shpejt

Me teper origjinale sesa ‘Poezite e pranveres’ eshte poezia e Mesihit Sehr-engiz (terrori i qytetit), qe u kthye ne prototipin e nje vale te re poetike ne poezine Osmane. Ne 186 verse ai pershkruan bukurite e 46 te rinjve nga Edirneja (Adrianopoja). Kjo poezi eshte nje poezi unike e poezise Osmane te shek te 16te, e cila me talljet dhe ironine humoristike eshte paksa e ndryshme nga poezite mistike dhe tradicionale. Mesihi e pranon qe poezia e tij eshte gjynah ne vetvete, por ai eshte konfident se Zoti do ta fale ate duke thene: ” Zemra ime udhetare eshte thyer ne aq pjese, qe cdo pjese e thyer eshte e lidhur me nje nga ato bukuri”.

Nje autor tjeter Shqiptar i shekullit te 16te eshte Jahja Bej Dukagjini[4][4] (vd. 1575), qe njihet ne Turqisht si Dukagjin Zade Jahja Bej apo Tashlixhali Jahja. Ai ishte me origjine nga fisi I Dukagjineve ne Veri te Shqiperise, nga zona e Pljevjase ne Malin e Zi te sotshem, qe ishte derguar ne Stamboll per te sherbyer si Jenicere. Jahja Dukagjini ishte krenar per rracen e tij Shqiptare. Ne nje nga poemat e tij ai shkruan:

Rraca Shqiptare eshte rraca ime,

E gjithe shtepia ime rronte me shpate.

Tamam si zemer luani,

Si shqiponjat bejne shtepite e tyre mes guresh.

Ky eshte virtyti ne ate qe eshte Shqiptar.

Ai eshte si margaritar, i fshehur mes guresh 5)

Jahja Beu ishte ushtar trim dhe shkrues kurajoz. Ai nuk kishte frike nga opinioni publik apo nga zyrtaret e kohes qe mund tu mos kenaqnin nga poezite e tij. Njehere i akuzuar nga Veziri qe Jahjai kishte shkruar nje elegji per Princ Mustafen e ekzekutuar ne Konje nga i jati i tij Sulltan Sulejman Kanuni ne 1533, Jahja Beu me zgjuarsi iu pergjigje: “Ne e denuam ate me Padishahun, por ne e qame ate me njerezine.” Pasiqe ia kishte krijuar shume armiq rreth vetes, ai e pa te arsyeshme qe tu kthente ne cifligun e tij ne Bosnje . Ai vdiq ne te 80-at i zene duke kompozuar divanin e tij ne 1757 (983 A.H.). Nga pese mesnevi-te e tij me e famshmja eshte Shah u geda (Mbreti dhe lypesi), te cilen Jahja tregon se e ka shkruar per nje jave. Kjo romance metrike idealizon dashurine e paster per nje te ri nga Stambolli qe shquhet per nje bukuri te rralle (i stilizuar si mbret pasiqe ai sundon zemrat e njerezve) nga nje besimtar dashamire (i stilizuar si lypes). Nje autor tjeter me reputacion i kesaj kohe ishte vellai i Jahjase, Ahmed Bej Dukagjini, i njohur ne turqisht si Dukagjinzade Ahmed Beu.

Te pakten tre shkrues proze nga shkrimtaret e heret Osman duket qe te kene qene me origjine Shqiptare. Ata i perkasin fillimit te shekullit te 16te, qe kompiluan kroniken e papublikuar: Veziri i Madh, Lutfi Pasha (vd. 1564), autor i marreveshjes ne detyrimet e shtetit; dhe Koci Beu nga Korca, keshilltar i Sulltan Muratit IV (1623 – 1640), diskutimi politik i te cilit ‘ne semundjet e perandorise dhe menyra sesi me i kuruar ato’, bene qe orientalisti Austriak Baron Von-Hammer-Purgstall (1774-1856) ta titulloje ate “Monteskjeu Ottoman”.

Gjate pese shekujve te bashke – ekzistences me shtetin Osman, Shqiperia mundi qe te prodhoje shume njerez te medhenje, impakti i te cileve ne kulturen turke ishte mjaft i madh. Ndermjet atyre kishte teologe dhe shkencetare si Hoxha Hasan Tahsini (1812 – 1881), rektori i pare i Universitetit te Stambollit, leksikografi dhe enciklopedisti Sami Frasheri (1850-1904), qe njihet ne turqisht si Shemsedin Sami; poeti pan-Islamist Mehmet Akif (1873-1936), autori i himnit turk me 1921, dhe Riza Tefiku, nje nga filozofet me te medhenje te Turqise gjate periodes se tij. Fatmiresisht gjate shekullit te 18te energjia kreative Shqiptaro-Ottomaneve nuk u limitua vetem kulturen turke, por filloi te rrjedhe edhe per permiresimin e kultures Shqiptare, ne gjuhe dhe ne kulturen e rilindur.

Literatura e Bejtexhijve

Tranzicioni nga Turqisht, Persisht dhe Arabisht ne Shqip si menyre te shprehuri mes letrareve shqiptare rezultoi ne krijimin e literatures Alxhamiado, nje term spanjoll per letersine Andaluziane, te shkruar me germa Arabe dhe te influencuar nga kultura Islame. Literatura Alxhamiado u zhvillua dukshem gjate kohes Islame ne Portugali dhe Spanje, dhe ne Bosnje dhe Shqiperi gjate periudhes Osmane. Perpjekjet e para te Shqiptareve gjate shekullit te 18te qe te shprehen ne gjuhen e tyre ne vend te gjuheve te orientit, ishin momente decizive tranzicioni te Shqipes, ashtu si edhe tranzicioni nga Latinishtja ne Shqip pati ndodhur ne shekullin e 16 dhe 17te.

Literatura e Bejtexhijve[6][6] sic kjo periode quhet ne shqip, konsiston nga verse te kompozuar me germa Arabe. Shkrimi Arab qe ishte adoptuar nga Osmanet, tashme u adoptua edhe nga Shqiptaret per tu pershtatur ne sistemin fonetik te shqipes, apo me sakte te dialekteve shqipe. Ky adoptim provoi qe te jete i pamjaftueshem per shqipen, aq sa ishte edhe per turqishten. Por jo vetem skripti ishte oriental. Gjuha e bejtexhive ishte shqipe e miksur me persisht, arabisht dhe turqisht, saqe per shqiptaret e sotshem shpesh eshte e veshtire te kuptohet. Vala e fjaleve dhe shprehjeve te huaja qe hyne ne gjuhen shqipe te kesaj kohe qe u perdoren per te treguar atributed e kultures dhe fese se re, ishin te panjohura deri ne ate kohe. Futja e shprehjeve orientale ne kete gjuhe e beri edhe kompozimin ne shqip mjaft te kollajte sipas stileve dhe ritmeve qe Osmanet kishin ne poezine e tyre.

Poezia e Bejtexhive u influencua fuqishem nga Turqishtja, Persishtja dhe Arabishtja me modelet e tyre literale qe ne ate kohe ishin ne mode ne Stamboll dhe ne Lindjen e Mesme. Shumica e formave dhe rimave Persiane dhe Turke zune vend edhe ne literaturen Shqipe. Kete ne e gjejme ne poezi apo neper divane si : murabba, (versete), ilahite (kenge fetare), kasidet (poezi ne stil arab) dhe ne gazale (poezi te shkurtra zakonisht lirika dashurie te pelqyeshme mes turqve dhe persianeve). Sistemi ritmik i pozise bejtexhie ishte pothuajse i rrjedhshem edhe pse perpjekje u bene per te sjelle sisteme kuantitative poezishe[7][7]. Subjekti ne pergjithesi ishte religjioz, qofte meditues apo haptazi edukues, ne sherbim te hapjes se fese. Karakteri spekullues i mjaft prej ketyre verseve e kishte burimin ne mesimet e Islamit; nga burimet autoritative Sunnite deri ne burimet intense Shiite Sufiste dhe me vone, ne burimet me liberale por po aq mistke te panteizmit Bektashian. Disa versete sekulare gjenden gjithashtu; si lirika dashurie, poezi per natyren, per fenomene historike dhe filozofike dhe here pas here prezenca e mendimit ironik ndaj botes.

Literatura e Bejtexhijve u rregjistrua neper manuskripte, shumica e te cilave sot jane te humbura, apo ne rastin me te mire, jane te pamundura qe te gjenden. Disa kopje te vonshme (por jo origjinale) te manuskripteve ruhen ne Arkivat Qendrore te Shtetit ne Tirane, por shumica e materialeve mbijetuse jane akoma neper duar private, sidomos ne Kosove dhe Maqedoni. Nga manuskriptet qe kane mbijetuar shume pak jane bptuar. Si rrjedhoje, shkrimet e Bejtexhijve jnae nga kapitujt me pak te njohur te literatures Shqiptare.

Poezia me e vjeter Shqiptare ne germa Arabe i kushtohet kafese dhe daton me 1725 (1337 p.h.), dhe eshte shkruar nga Muci Zade, i biri i Mucit, qe ne mesojme qe te kete qene plak ne kohen e shkrimit te poezise. Refreni i poezise eshte: “O Zot, mos me le pa kafe”, qe padyshim nga nje familjaritet mjaft te madh per adiktet e kafese. E zbuluar ne nje manuscript ne Korce, qe tashme ruhet ne Tirane, kjo poeme konsiston prej shtatembedhjete strofash me nje ritme AAAB. Njekohesisht kjo eshte poezia me e vjeter qe dihet te jete shkruar ne dialektin jugor (toske).

Poeti i pare kryesor ndermjet Bejtexhijve ishte Nezim Frakulla (1680 – 1760), qe njihet ndryshe si Nezim Berati apo Ibrahim Nezimi. Ai u lind ne fshatin Frakull prane Fierit dhe kaloi pjesen me te mire te jetes se tij ne Berat, qe ishte nje qender bumi per kulturen Islame te kohes. Frakulla studioi ne Stamboll ku ai edhe shkroi poezite e tij te para ne Turqisht, Persisht dhe ndoshta ne Arabisht, ndermjet te cilave dy divane. Rreth viteve 1731 ai u kthye ne Berat ku dihet qe ai te jete zene ne nje rivalitet letrar me poetet e tjere te periudhes se tij, dhe ne vecanti me Mulla Aliun, myftiun e Beratit. Ndermjet 1731 dhe 1735 ai kompozoi nje divan dhe nje sere poezishe ne Shqip, sebashku me nje fjalor Shqip – Turqisht qe kishte forme versesh. Edhe pse ne nuk posedojme te gjithe divanin origjinal ne kemi kopje te rreth 110 poemash nga ai. Disa nga verset e tij u bene kenge dhe mbijetuan neper shekuj ne forme orale. Nezim Frakulla na tregon ne se ai ishte i pari person qe te kompozoje divan ne Shqip:

Divan kush pat folure shqip?

Ajan e beri Nezimi, [Ajan – te njohur]

Bejan kush pat folure shqip? [Bejan – oratori]

Insan e beri Nezimi. [Insan – Nobel]

Ky lisan qe bere harab [Lisan – gjuhe, harab – lemsh]

Ne gussa me shume hixhab [gussa – dhimje, hixhab – mbeshtjelle]

Shahid mjaft eshte ky kitab [Shahid – deshmues]

Handan e beri Nezimi [Handan – te mundur]

Hasan Zyko Kamberi eshte nje nga perfaqesuesit me origjinal te tradites Muslimane ne literaturen Shqiptare, nepermjet punimit te tij kryesor, nje mexhmua (permbledhje) prej 200 faqesh qe nuk ekziston me. Nje manuskript i kesaj permbledhje thuhet te jete derguar ne Manastir ne 1908 – 1910 per tu publikuar, por qe atehere ai ka humbur[8][12]. Ne te vertet shume pak nga shkrimet e tij kane mbijetuar dhe shume me pak jane botuar. Nder punimet e tij ne posedojme: nje mevlud te shkurter qe eshte nje poezi fetare per lindjen e Profetit Muhamed a.s., rreth dhjete ilahi, himne fetare; dhe mbi pesedhjete poezi sekulare. Mevludi i Hasanit, i biri i Zyko Kamberit, sic ai e therret vetveten, eshte ndoshta nje nga te paret qe te kompozohet ne Shqip dhe eshte influencuar padyshim nga mevludi i poetit Turk, Sulejman Celebi (vd 1422). Nje kopje e mevludit te Kamberit, qe konsiston prej 51 kater-rrjeshtash tetefjalesh me nje rime ABAB ekziston sot e kesaj dite ne Arshivat e Shtetit ne Tirane. Ne kete pune dhe ne poemat e tij ate tjera, njera prej te cilave i kushtohet histories se Ibrahimit a.s., Sares dhe Haxherit nga Egjipti, ne veme re nje poet te talentuar, qe kishte me shume se nje dije superfaqesore te dijes teologjike Islame dhe Bektashiane.

Verseti sekularist i Kamberit mbulon shume tema. Ne tetefjaleshin e tij Sefer-i Humayun (Fushata e Mbretit) ne tridhjete e tre kater-strofesh, ai pershkruan pjesemarrjen e tij ne betejen e siperpermendur te Smedereves duke sjelle nje pershkrim realist te vuajtjeve qe ajo shkaktoi. Ne Bahti im (fati im) dhe Vasijetnameja (testamenti) Kamberi krijon nje shikim ironic, te ashper ne kohe per ne poshte-e-lartet e fatit, dhe ne vecanti ne fatkeqesite e jetes se tij. Gjerdeku (gjerdani) portretizon veshtiresite dhe problemet e grave te reja qe u martonin sipas zakonit pa qene te afta qe te zgjidhnin burrat per veten e tyre. Ne lirikat e dashurise Kamberi shpreh pakenaqesine e tij me realitetet sociale qe shkaterrojne pasionet. Poema me e famshme e tij eshte Paraja, qe ben nje denim sarkastik ndaj korrupsionit feudal, dhe ne te njejten kohe kjo poezi ndoshta eshte poezia e pare satirike Shqiptare perpara shekullit te njezete. Ajo fillon si me poshte:

Mbreri q’urdheron dynjane

Qe ka vene taraphane

E i presne parane,

Ja di kimene parase

Dhe veziri, q’eshte veqil,

Ze sikur te benet’ adil

E mos thote dot kaly-kil

Ja di kimene parase

Sheh Islami, q’ep fetfane,

Qe di qitapete c’thane

Nuke kacirdis parane

Ja di kimene parase

Myfti dhe myderize

Edhe kyrra e vaize

Kane ujdisur’ iblize

Ja di kimene parase

Dhe kadiu i mehqmese

Qe rri siper sixhadese

Edhe shehu i teqese

Ja di kimene parase

Dhe pashallare, bejlere

Edhe avame te tjere

Per para apene krere

Ja di kimene parase

Kadiut ti rrefesh parane

Ters a vertit sheriane

Per para se c’e shet t’ane

Ja di kimene parase

Poezite e Kamberit ishin mjaft popullore ne shekullin e nentembedhjete dhe u hapen mes njerezish gojarisht. Ne hyrjen e perkthimit ne Shqip te Iliades se Homerit (Bukuresht 1896), poeti Naim Frasheri (1846 – 1900) tregonte: “Nder poetet Shqiptare, Hasan Zyko Kamberi eshte me i famshmi”. Gjuha e tij eshte shume here me e thjeshte dhe natyrale sesa e Frakulles dhe Naibit qe jetuan gjysem shekulli perpara tij, dhe per me teper eshte me pak e ngarkuar me terma orientale.

Shkrimi i Hasan Zyko Kamberit dhe i Nezim Frakulles nuk ishin te pakte ne kritike ndaj shoqerise, sic ne kemi pare, por i perket poetit Bektashian Zenel Bastari[9][13] qe ne duhet ti kthehemi per shprehjet e para ideologjike te vetedijes shoqerore ne literaturen Bejtexhie. Si shkak i dergradimit te shtetit Osman pashallaret dhe bejleret Shqiptare po luftonin per superioritet ne Shqiperi gjate kesaj kohe. Familja e Bushatllinjve kishte krijuar nje principalitet pothuajse te pavarur ne veri te Shqiperise ne fund te shekullit te tetembedhjete, dhe pashalleku i Ali Pashe Tepelenes (1741-1822) ne Jug te Shqiperise dhe veri te Greqise arriti zenitin pushtetit te tij ne 1811. Ne zonen e Tiranes, familjet Xhelaj dhe Toptani po luftonin per pushtet, lufte qe Bastari e perjetoi ne ate kohe. Me gjendjen ekonomike qe po kthehej e paqendrueshme dhe kryengritjet nje ndodhi ditore, viktimat kryesore te konfliktit social ishin padyshim klasa e ulet e shoqerise ky Bastari, ne ndryshim me shumicen e Bejtexhijve te tjere, duket qe te perkiste.

Zenel Bastari, qe eshte therritur gjithashtu edhe Zenel Hyka, u lind ne fshatin e Bastarit prane Tiranes, ku ai punoi si rrobaqepes dhe punetor krahu ne fillim te shekullit te nentembedhjete. Data e lindje se tij nuk dihet. E vetmja reference qe na ndihmon ne per te gjetur ditelindjen e tij eshte nje poem qe u shkruajt per vrasjen e Shemsedin Shemimiut ne Fushe Kruje ne 1831. Bastari ishte autor i rreth 200 vargjeve te temave sociale, religjioze, humoristike dhe erotike. Ne Tirana jone si mesoi ai haptazi denoncon shtypjen e njerezve te thjeshte nga pronaret e paskrupullt, me kete teme standarte te literatures Shqiptare te shekullit te njezete. Meti Mulla Rexhepi (Meti, cuni i Rexhepit) eshte nje portretizim humoristik i zyrtareve te korruptuar dhe imoral, nje stereotipizim qe do te gjente gjithnje e me shume vend ne literaturen e mevonshme Shqiptare.

Nje komponent tjeter ne punen poetike te Zenel Bastarit ze panteizmi mistik Bektashian. Edhe pse Bektashizmi ishte prezantuar ne Shqiperi qe ne shekullin e 15 nga Jeniceret, ishte shekulli i 19te ai qe e hapi Bektashizmin ne masat e gjera te popullates Shqiptare ne Shqiperine Jugore dhe te Mesme. Teqet Bektashiane, ne vecanti ato te Krujes, Frasherit, Korces, Konices dhe Gjakoves shpejt do tu shnderronin ne qendra te nacionalizmit, mesimit, tolerances dhe rrezistences ndaj rregjimit Osman. Talenti kreativ i Bastarit u zhvillua nen mbikqyrjen dhe influencen e Haxhi Yncarit, liderit spiritual te Bektashive qe ne ate kohe i atribohej mjaft autoritet intelektual. Ai e shihte dhuraten e poezise si hidayet-i hak (inspirim te shenjte) qe mundesonte ate qe te arrinte sublimen, nurin (driten e besimit hyjnore). Bastari tregon per fene e tij ne poemen me rrjeshta Mbi Bektashizmin qe fillon si me poshte:

Ashku i perverdigjarit [ Dashuria e Zotit ]

Me ka bamun mu shahir [ Me beri mua poet]

Nuri i Haxhi Yncarit

S’e di punen ti zahir [Nuk di tjeter pune]

Lirika e dashurise se Bastarit, si ato te Nezim Frakulles, permbajne shume nga metaforat dhe dhe figurat standarte te gazaleve orientale, per shembull poeti qe vuan nga zemra e thyer, nje semundje qe nuk ka sherim etj. Per dashurine ai shkruan: Kjo hazine asht xhemal, hem gjynah e hem sevap (Ky thesar eshte bukuri…).

 

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …