Robert F. Kennedy, do të kandidojë për kryetar të Amerikës si kandidat i pavarur dhe jo nga radhët e Partisë Demokratike

Avokati për çështjet e mjedisit dhe aktivisti kundër vaksinave Robert F. Kennedy, ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të Amerikës si kandidat i  pavarur, duke hequr dorë kështu nga kandidimi fillestar si demokrat dhe duke i shtuar një tjetër element garës elektorale që duket se do të sjellë një përballje mes Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Donald Trump. Zoti Kennedy, pjesëtar i një prej familjeve demokrate më të mirënjohura në politikë, pati filluar kandidimin për zgjedhjet paraprake ndërkohë që duket se ka gjetur mbështetje më të mirë në radhët e votuesve republikanë, se sa ndër demokratët. Nuk është e qartë se si do të reflektohej kjo mbështetje nga republikanët gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, kur zoti Kennedy do të kandidonte edhe përballë ish-Presidentit Trump. Aleatët e Presidentit Biden dhe të ish-Presidentit Trump kanë ngritur shpesh pikëpyetjen nëse kandidimi i zotit Kennedy do të shërbente për një ulje të mbështetjes ndaj kandidatit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …