Bob Menendez

Robert Menendez: Nuk pajtohem me qëndrimet e shprehura nga Derek Cholet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimet e fundit të shprehur nga Derek Chollet, këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia për të arritur paqe afatgjate dhe jo ndarje nëpërmjet Asociacionit. Në një deklaratë në një ngjarje të organizuar nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane më 12 shkurt, Menendez ka thënë se Amerika duhet të ketë qasjen që fillimisht të kërkojë njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë. Paqja afatgjatë vjen me njohje reciproke”, ka thënë Menendez   duke theksuar se Serbia në vazhdimësi ka penguar rrugën e Kosovës në integrimin ndërkombëtar. Njohjen reciproke e ka cilësuar si kushtin e parë para se të kërkohet diçka tjetër. “Vetëm me njohje reciproke dhe veprimet që ndodhin si rrjedhojë mund të ketë rrugë përpara për Kosovën dhe Ballkanin”, ka thënë ai. Menendez ka saktësuar se Kushtetuta e Kosovës ua garanton të gjitha të drejtat minoriteteve. Ai ka thënë se është e gabuar qasja që Asociacioni të shihet si bllokadë që do të zhbllokojë të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …