Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka konfirmuar se së bashku me Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. ”Jam i kënaqur që do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai. ”Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, deklaron O’Brien. Emisari Special Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C. Ndërsa Robert Charles O’Brien është avokat amerikan që aktualisht po shërben si Këshilltari i 28-të i Sigurimit Kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Ai është personi i katërt që mban atë pozicion gjatë Presidencës së Donald Trump.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …