Ambasadori amerikan, Robert Wood, përfaqësues alternativ për Çështje të Posaçme Politike në Këshill të Sigurimit të OKB-së, gjatë diskutimit të raportit për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, përveç se kërkoi shuarjen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, ai vërejtje pati edhe për vetë raportin. Ai tha se i bëjmë thirrje UNMIK-ut, në raportimin e ardhshëm, të mbajë një pikëpamje neutrale, për të pasqyruar më mirë paanshmërinë e UNMIK-ut”. Amerika vlerëson përpjekjet që UNMIK-u ka bërë në avancimin e dialogut ndëretnik dhe reformës së sundimit të ligjit në Kosovë, por tha se ka agjenci të tjera të OKB-së në Kosovë që e bëjnë këtë punë në mënyrë më të përshtatshme. Pas një çerek shekulli, UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij origjinal dhe Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Këshillit të rishikojë UNMIK-un në Kosovë dhe të punojë drejt perëndimit të tij. Wood gjithashtu tha se ka kërkesa shumë më të mëdha të kohës për Këshillin e Sigurimit, “siç e dimë të gjithë”, dhe tha se këto informime për Kosovën duhet të reduktohen në takime vjetore private.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …