Zëvendësi i Ministrit amerikan të Mbrojtjes, Robert Work ka deklaruar se Rusia duke kërcënuar me armë nukleare po luan me zjarrin, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregojnë gatishmëri për të treguar epërsinë në vendosjen e forcave adekuate, duke mos tejkaluar Marrëveshjen mbi armët nukleare të fuqisë së mesme. Work ka shtuar me këtë rast se Rusia nuk ka arritur ta frikësojë shtetet e saj fqinje, përkundrazi ajo i ka lidhur më tepër vendet anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin 1.600 tankse për t i vendosur në Holandë si pjesë e përforcimit të sistemit evropian mbrojtës si dhe me qëllim të demonstrimit të forcës në rast të agresionit të mundshëm rus, shkruan “Indipendent”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …