Robertson viziton Kosovën

Ish-sekretari i NATO-s, George Robertson ka ardhur për një
vizitë në vendin tonë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit e
lartë shtetëror. Ai, fillimisht do të pritet nga kryetarja, Atifete Jahjaga, e
cila do t’i ndajë çmim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në çlirimin e
Kosovës. Kurse gjatë ditës, Robertson bashkë me zëvendëskryeministrin, Hashim
Thaçi, do të shkojnë në fshatin Paklek të Drenasit. Me këtë rast, ata do të përkujtojnë
një ndër masakrat më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës gjatë
okupimit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …