leoni

Roger Boyes dhe Suzy Jagger, në sallonin e Kryeministrisë së Shqipërisë kanë përuruar librin biografik për Hashim Thaçin

Roger Boyes dhe Suzy Jagger, në sallonin e Kryeministrisë së Shqipërisë kanë përuruar librin biografik për Hashim Thaçin

Libri biografik, “Shtet i ri, burrë shteti modern”,  kushtuar Hashim Thaçi me bashkëautorësi nga dy gazetaret britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, u përurua  në sallonin e Kryeministrisë së Shqipërisë. Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan, është Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në kështjellën e Rambujesë në Francë”, thuhet në libër. Libri është botuar në orgjinal gjashtë vite më parë dhe është sjellë në shqip nga shtëpia botuese Fan Noli, përkthyer nga Arta Dade. Fati i Kosovës ishte në dorë të aftësive të admirueshme të Thaçit për të bindur kolegët e tij luftëtarë të bënin kompromis – një detyrë jo e lehtë për ata në terren, të cilët ishin bërë dëshmitarë të krimeve çnjerëzore të kryera nga forcat serbe, thekson libri, i cili hasi në shumë debate kur pa dritën e botimit për shkak të akuzave se ishte një biografi e sponsorizuar. Vetë Thaçi ka deklaruar se libri nuk është i shkruar vetëm për të, por për Kosovën.(Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …