Aktivisti nga Zelanda e Re, Rogjer Fowler tha se ato që Izraeli ka bërë janë gjenocid dhe se ai nuk e ka fshehur këtë qëllim që nga fillimi. Fowler, i cili është organizator i Rrjetit të Solidaritetit të Palestinës në Zelandën e Re dhe që mbështet Flotën Ndërkombëtare të Lirisë e planifikuar për të thyer rrethimin e Gazës, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të Anadolu në Stamboll ku ai ndodhet. Duke tërhequr vëmendjen mbi sulmet e Izraelit kundër Gazës, Fowler tha se “Ky është padyshim gjenocid. Regjimi izraelit nuk e ka fshehur qëllimin e tij për të eliminuar ose zhvendosur popullin palestinez, kryesisht ata në Gaza. Po bëjnë një punë të tmerrshme të tillë si vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve, plagosjen e më shumë të tjerëve dhe eliminimin e një pjese të madhe të këtij vendi të bukur”. Njerëzit duhet të veprojnë në emër të ndalimit sa më parë të këtyre sulmeve të tmerrshme”, nënvizoi Fowler duke thënë se shpreson që Flota Ndërkombëtare e Lirisë do të ketë ndikim të madh në këtë aspekt.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …