Duke folur për procesin e negociatave për përcaktimin e statusit të Kosovës, diplomati i shquar austriak, Albert Rohan ka deklaruar se ky ka qenë një proces tejet i vështirë. Ai ka përkujtuar se procesi ka filluar në vitin 2005 dhe pas 6 muaj negociatash mes palës kosovare dhe asaj serbe në Vjenë të Austrisë, sipas tij ishte evidente se asnjëra palë nuk do ta ndryshonte pozitën e saj fundamentale dhe ishte e pamundur të arrihej një zgjidhje e pranueshme për palët. Për këtë arsye ne vendosëm ta propozojmë një zgjidhje, duke marrë parasysh historinë e Kosovës, realitetin në terren, pikëpamjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët në Vjenë. Ndërsa duke folur për idetë për ndarjen e Kosovës, diplomati i shquar austriak, Albert Rohan i ka deklaruar gazetës “Zëri” se ndarja e Kosovës hap “Kutinë e Pandorës”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …