Pesimist se sivjet ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët po tregohet Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai thotë se janë disa vende anëtare të Bashkimit Europian, që ky nuk ua përmendi emrin, të cilat nuk po binden që t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. “Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, tha Rohde.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …