Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Rohde: Qeveria e Kosovës nëse dëshiron ta hapë rrugën për në BE, çdo ligj i ri duhet të jetë në vijë me standardet evropiane

Ambasadori i Gjermanisë  në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar kundër Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve, i cili është votuar të enjten në Kuvendin e Kosovës, vetëm me votat e partisë në pushtet. Rohde ka thënë   me këtë rast se çdo mundësi e humbur është një më shumë. Kosova do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron ta hapë rrugën për BE, çdo ligj i ri duhet të jetë në vijë me standardet evropiane. BE-ja Këshilli i Evropës dhe OSBE kanë dhënë mendimet e tyre për këto  ligje, por kanë qenë të injoruar”, ka shkruar Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …