leoni

Bombardimi i Serbisë

Rohde: Sulmet e NATO-s ishin përgjegjësi morale e jona për ta ndalë gjakderdhjen dhe krimet e Millosheviqit

Duke përkujtuar sulmet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vlerësuar se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe nuk është arsye për festë. Ai ka shkruar më tutje se me ato sulme është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviqit. “Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi” ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …