Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Bejko tha se Berisha e ka bërë ketë koalicion pasi e sheh Metën si pasardhësin e tij, ë cilit pas zgjedhjeve do t’i japë edhe partinë, që e drejton ai. “Na vërtetoi atë që thoshim që do e çojë partinë te Ilir Meta të cilin e sheh si pasardhës të tij. Kjo u reflektua edhe në fushatë. Tani ta kuptojnë demokratët dhe militantët. Do shkojnë të votojnë, ata që do votojnë për Metën, do votojnë për të bërë Metën me parti. Me këta këshilltarë Meta do bëjë trafikun e radhës. Pasi do i prishen interesat e partisë Ilir Meta do shkojë te Edi Rama. Ai është një pelegrin politik dhe udhëton aty ku i dalin interesat, tha mes tjerash Ronald Bejko.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …