Me fillimin e këtij viti, Kancelarja e Republikës së Gjermanisë, zonja Merkel e mori mandatin në krye të Bashkimit Evropian për periudhën e ardhshme. Momentalisht në Kosovë ne krye të institucioneve më te rëndësishme ndërkombëtare i kemi udhëheqës diplomatët dhe gjeneralët gjermanë. Pikërisht në kohën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së po e pret propozimin e Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, kancelarja Merkel ka biseduar me presidentin amerikan Xhorxh Bush lidhur me çështjen e Kosovës, e vetëdijshme se Gjermanisë i takon përgjegjësia ose merita historike për rrjedhat e ardhshme në Kosovë dhe në këtë pjesë Evropiane te Ballkanit.
Çështja e Kosovës është provë guri për Gjermaninë që të dëshmojë para Botës se ajo definitivisht e ka ndryshuar qëndrimin e vet në një shtet vërtet përparimtar e demokratik, nga një vend i cili në të kaluarën historike i ka shkaktuar vuajtje më të mëdha tërë njerëzimit, në të dy luftërat botërore. Gjermani ka një rol që popujve të veçantë dhe njerëzimit në tërësi ua shtrinë dorën e shpëtimit nga vuajtjet që atyre ua kanë shkaktuar dhe po ua shkaktojnë shtetet diktatoriale, që akoma po vegjetojnë në disa regjione te Evropës dhe më gjerë.
Një ndër ata popuj dhe ato vende që përjetuan gjenocidin dhe masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, është pikërisht populli shqiptar i Kosovës i cili ishte viktimë e terrorit sistematik shtetëror të regjimit të Beogradit, i cili filloi që nga viti 1878 dhe i cili akoma edhe sot po vazhdon të ushtrohet ndaj këtij populli dhe këtij vendi në disa pjesë të tij! Gjermanët e dinë sesi është ndjenja e ndarjes të familjes, të fshatit, të qytetit dhe të atdheut, sepse në të kaluarën e afërt shteti gjerman ishte i ndarë dhe e copëtuar shumëfish nën sundimet e huaja dhe ajo ia arriti të bashkohet me një revolucion paqësor.
Kancelarja Merkel e ka përjetuar edhe vet se çfarë do të thotë ndjenja kur njerëzit e një familjeje brenda atdheut të vet janë të detyruar të përdorin pasaporta e viza të shteteve të ndryshme për të vizituar njeri tjetrin. Ajo mundet të e kuptojë gjendjen e popullit shqiptar, të cilit territori kombëtar me përdorimin e dhunës brutale, i është copëtuar dhe ndarë me kufi “ndërkombëtar” dhe tani shqiptarëve iu duhen të përdorin 6 pasaporta shtetesh për të e vizituar njeri tjetrin brenda Atdheut të vet.
Tani Gjermania e ka rastin të e përdor shembullin e vet të rrënimit të Murit të Berlinit, për rrënimin e shumë mureve të dhunës të ngritura brenda kombit dhe territorit tonë etnik. Dhe me këtë mes populli gjerman ka shans ta heq hipotekën e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, kur dhe ku filloi copëtimi i popullit dhe vendit tonë në dobi të shteteve sllave e greke!
Nuk ka kurrfarë arsye juridike, politike dhe as morale e logjike që kombit shqiptar t’i i bëhet ofertë për integrime me Bashkimin Evropian ndërsa në të njëjtën kohë të pengohet integrimi i tij i brendshëm kombëtar!
Nuk është fshehtësi se disa vende brenda Bashkimit Evropian janë kah anojnë nga e djathta deri në skajshmëri duke e rrezikuar tërë projektin e integrimeve evropiane, të cilat synojnë të pengojnë dhe ta minojnë zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve te Evropës, duke bërë përpjekje që të i ruajnë dhe t’i zhvillojnë disa marrëdhënie të tejkaluara kolonialiste brenda vet shteteve të tyre, në shtetet tjera dhe ndaj shteteve tjera. Bile në disa segmente ato po e komprometojnë edhe vete Bashkimin Evropian me demonstrimin e apetiteve kolonialiste në emër të vet BE-së.
Shembull konkretë janë sjellja e Spanjës dhe e Greqisë. Greqia si anëtare e BE po i shkel vazhdimisht të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popujve në raport me shqiptarët në Greqi dhe ndaj Shqipërisë edhe inidividualisht edhe kolektivisht! Pikërisht për këto shkaqe vërehet një skepticizmi i shqiptarëve ndaj BE-së!
Mendojmë se kancelarja Merkel ka një rast historik që para shqiptarëve të sjell argumente që do të e vërtetonin të kundërtën dhe që do të eliminonin arsyet e skepticizmit dhe mosbesimit ndaj BE-së! Prandaj, kemi edhe besojmë se kjo do të demonstrohet edhe në takimet e ardhshme diplomatike të rangut më të lart!
Besimin e bazojmë në faktin se Gjermania u tregua një ndër vendet më humanitare në Evropë dhe në gjithë botën në aksionet ndërkombëtare për t’i ndihmuar popujt në fatkeqësi të shkaktuara nga natyra, nga terrori shtetëror dhe nga luftërat që ndodhën dhe që po ndodhin.
Gjermania strehoi mijëra refugjatë shqiptarë që u detyruan të braktisin vendin e vet nën sundimin diktatorial të ish RSFJ që nga koha e Titos e deri te koha e Millosheviqit. Për ndihmat humantare që i bëri populli dhe shteti Gjerman ndaj Popullit Shqiptar edhe në luftën e fundit të Millosheviqit më 1999 edhe pas luftës, ne i çmojmë shumë dhe jemi mirënjohës popullit dhe Qeverisë gjermane.
Në Gjermani ende jetojnë një numër shumë i madh i Shqiptarëve që me dekada të tera me punën e vet të zellshme kanë ndihmuar në ndërtimin e saj. Nuk duhet harruar se ka disa qindra mijëra familje shqiptare që në tokën Gjermane i kanë varrosur edhe familjarët e vet dhe se në Gjermani i kanë krijuar familjet, aty iu kanë lindur edhe fëmijët e tyre, duke e njohur atë si Atdhe të vetin të dytë, sepse një shumicë e kanë marr edhe shtetësinë Gjermane. Shqiptarët që jetojnë në Gjermani në shumicë dërrmuese jetojnë në miqësi e harmoni me fqinjët e vet gjermanë duke i respektuar ligjet dhe duke u integrua në kulturën vendore. Tëra këto fakte dëshmojnë për një miqësi mes dy popujve tanë, miqësi e lidhje që i takon qytetërimit më të vjetër evropian!
Kemi besim se këto marrëdhënie miqësore në mes dy popujve tanë do të kultivohen edhe në të ardhmen dhe presim nga kancelarja Merkel dhe nga Qeveria Gjermane që ta përkrah pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që populli shqiptar që të jetojë në një shtet të pavarur e sovran! Kjo zgjidhje është edhe garant i paqes dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës!