Roli i jashtëzakonshëm i ideologut të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti është vlerësuar lart edhe nga kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shkruar se 22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta, ka shkruar kryeministri, Albin Kurti për ideologun e çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti të burgosur nga regjimi i Titos dhe Millosheviqit e të zhdukur më 16 maj të vitit 1999 nga policia e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …