leoni

Romët të cilët kanë jetuar nëpër kampe radioaktive në Kosovë mund të presin kompensim nga OKB-ja

Romët të cilët kanë jetuar nëpër kampe radioaktive në Kosovë mund të presin kompensim nga OKB-ja

Kombet e Bashkuara mund të jenë të detyruara t’u kërkojnë falje publike dhe t’i kompensojnë familjet rome të cilat pas luftës në Kosovë, ishin vendosur në kampet me mbetje toksike në veri të Kosovës. Në kampet e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq, për dhjetë vjet rresht kanë jetuar rreth 1 mijë romë. Këto kampe, të ngritura nga administrata e Kombeve të Bashkuara e njohur si UNMIK, ishin në afërsi të Kombinatit Trepça, andaj edhe që nga fillimi ishin hedhur dyshime për helmimin e këtyre banorëve nga mbetjet toksike, sidomos nga plumbi. Gazeta amerikane, New York Times, raporton se romët të cilët kanë jetuar nëpër këto kampe mund të presin tani një kompensim dhe kërkim-falje publike nga ana e Kombeve të Bashkuara, për faktin se administrata e UNMIK-ut nuk kishte ndërmarrë asnjë masë për largimin e tyre për dhjetë vite të tëra. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …