Rossi: ShBA-ja mbetet partnere strategjike e Kosovës

Rossi: ShBA-ja mbetet partnere strategjike e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në ShBA, ka takuar Michael Ross, zëvendëssekretarin e shtetit të Iowa-s, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë. Hoxha ka theksuar se Iowa është shteti me të cilin Kosova është e binjakëzuar, andaj edhe marrëdhëniet me këtë shtet janë të veçanta në shumë fusha. “Iowa është shteti që vendit tonë ia ka ofruar sinqerisht bashkëpunimin e gjerë, prandaj ne do ta shfrytëzojmë që ky bashkëpunim dhe relacion i veçantë të thellohet e begatohet edhe në lëmin e drejtësisë, duke këmbyer përvoja, në lëmin e shtimit të kapaciteteve humane në këtë lëmi, arsimimin ligjor si dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta”, ka deklaruar ajo. Zëvendëssekretari i Shtetit, Michael Ross, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy shteteve. Ai me këtë rast ka theksuar se angazhimi i Iowas në Kosovë, në shumë fusha, është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten partner strategjik i Kosovës duke filluar që nga proceset që çuan në lirinë dhe pavarësinë e saj dhe duke vazhduar më pastaj me mbështetje për zhvillimin dhe konsolidim të mëtejshëm shtetëror.

 

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …