Ministri i Gjermanisë në Evropën, Mihail Rot ka shfaqur kritikat e tij ndaj politikës së Bashkimit Evropian në raport me Ballkanin. Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse BE-ja lë vakum në Ballkanin Perëndimor atëherë në këtë rajon do të hyjnë fuqi tjera që nuk ndajnë vlera me Bashkimin Evropian. “Unë jam zhgënjyer që ne brenda BE nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë. Paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Evropën. Nëse BE lë një vakum në Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera, të cilat nuk ndajnë vlerat demokratike të Bashkimit Evropian, do të hyjnë në këtë vakum për arsye gjeostrategjike”, ka paralajmëruar ministri i Gjermanisë në Evropën, Mihail Rot.