Udhëheqësi i bazës ushtarake amerikane të Bondstilit, në Kosovë, Roy Macaraeg ka thënë se vendimi për largimin e trupave nga Kosova merret nga niveli politik. Por, ka thënë se pozicioni i Amerikës është sqaruar nga Ambasada në Prishtinë se misioni ushtarak i amerikanëve vazhdon në Kosovë. “Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Macaraeg për mediet serbe. Ky zyrtar ushtarak ka mohuar mundësinë e krijimit të një baze të re ushtarake në Veri të Kosovës. Ka thënë se një e tillë ekziston atje dhe nuk ka nevojë për baza te reja. Deklaratat e ushtarakut amerikan kanë ardhur pas gënjeshtrave të përhapura në disa jugo-medie në Kosovës dhe në portale serbe, të cilat propagandojnë gjoja largimin e Amerikës nga Kosova dhe mbylljen kampit ushtarak Bondstil, sepse Kosova nuk po e përfillka kërkesën amerikane për heqjen e taksës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …