Rozeta Hajdari: Nuk e kam fare ndërmend të jap dorëheqje pas arrestimeve të fundit në ministrinë që e drejtoj

Rozeta Hajdari: Nuk e kam fare ndërmend të jap dorëheqje pas arrestimeve të fundit në ministrinë që e drejtoj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari tha se nuk e ka ndërmend që të japë dorë heqje  pas arrestimeve të fundit në këtë ministri. Për më tepër ajo  deklaroi se nuk ka asnjë dyshim tek dy drejtorët e Ministrisë që ajo drejton dhe një biznesmeni që u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin se kanë keqpërdorur me rezervën shtetërore. Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur nga policia , ka thënë mes tjerash zonja  Hajdari në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …