Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur habi me sulmet që po i bëhen UÇK-së. Të gjithë ata qe ishin në vijën e frontit, asnjëherë nuk e kanë paramenduar se do të vijë dita që do të ballafaqohen më këso sulmesh. Krejt këto sulme janë të ndërlidhura me Gjykatën Speciale. Ai thotë se “nuk i frikësohem Gjykatës për faktin se neve na u kanë vra shokët më të mirë në luftë. Ne çdo ditë qe jetojmë e kem dhuratë prej zotit dhe çka do qe ndodhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi”. Ai ka folur edhe për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku do të diskutohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar. Komandanti Rrustem Berisha ka shprehur keqardhje për dënimin e ish udhëheqësve të UCK-së në Zonën e Drenicës, duke nënvizuar se nganjëherë edhe drejtësia më e madhe është padrejtësi.
