Drejtori i SHFMU “EMIN DURAKU” në Prizren, ka njoftuar prindërit e kësaj shkolle se është formuar ekipi mobil i cili do të ofrojë ndihmë të gjithë prindërve që hasin në vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë teknike gjatë procesit të aplikimit për subvencionim të mjeteve financiare të ndara nga ministria për libra shkollor.
Dokumentet e nevojshme që duhet të sillen nga ana e prindërve për aplikim janë:
Letërnjoftimi
Kartela bankare ( xhirollogaria bankare)
Çertifikata e lindjes së fëmiut për të cilin aplikon
Të interesuarit mund të paraqiten në katin e parë të objektit shkollor përballë hyrjes kryesore.