Rrahim Bekteshi: Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Sot me 7 Mars 2022 bëhen 135 vite të shkollës shqipe të Korqës, atëher kur u ndezën shkëndijat e para nga errësira shekullore qe po ngulfatke popullin shqiptar.  Ishte Pandeli Sotiri ai qe për herë të parë po i mësonte fëmijëve shqiptar shkronjat shqipe duke i menjanuar ato të huajat qe na i imponuan….Ishte Mandi Terpo ai qe e dhurojë shtëpinë e tij për shkollë sepse vetëdija kombtare tani ishte e zgjuar.

Do të vazhdojnë edhe shkollat e tjera shqipe anekend trojeve shqiptare ..së bashku me shkollën shqipe të vajzave me mësueset motra :  Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, me shkollën shqipe në Prizren /1908/ dhe mësuesin : Mati Logoreci.

Përpjekjet shqiptare u kombinuan me pushkë dhe pendë për të ngritur edhe alfabetin shqip të Kongresit të Manastirit /1908/ sikurse edhe hapja e shkollës së mësuesve – Normales së Elbasanit /1909/. Janë shkrimtarët shqiptar si vëllezërit Naim dhe Sami Frashëri, Faik Konica, Asdreni, Ndre Mjeda, Çajupi, Vaso Pashë Shkodrani, Konstandin Kristoforidhi, At Gjergj Fishta e të tjerë qe ngriten dhe ngjallen librat shqipe.

Kjo histori e shkollës shqipe do të përsëritet pas gati 100 viteve edhe në shkollat shqipe në Kosovë atëher kur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar fëmijët tanë u dëbuan nga shkollat shqipe, studentët nga godinat universitare..  Shtëpitë u shëndërruan sërish në shkolla, sërish pati atdhetar sikurse Mandi Terpo duke dhuruar shtëpinë për shkolla…

Kurse mësimdhënësit vazhduan punën e tyre me ditar në dorë pa kurrfar kompensimi sepse shkronjat shqipe duhej të vazhdonin rrugëtimin e tyre.Luftës çlirimtare 1998/1999 ju bashkangjiten edhe shumë nxënës, student dhe mësimdhënës qe shum prej tyre ranë edhe dëshmor me armë në dorë. Ky ishte rrugëtimi shkollës shqipe. Sot betejat për shkollën shqipe vazhdojnë në Diasporë duke u munduar qe fëmijët e mërgimtarëve tanë mos të harrojnë gjuhën dhe shkronjat shqipe.Në fund të gjithë mësimdhënësve kudo ndodhen ata : Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!Respekt i veqantë për të gjithë ata qe dhanë dhe po japin akoma kontributin për shkollën shqipe qe sot ajo jeton.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …