PDK e Fushë Kosovës akuzon komunën për keq-menaxhim, papërgjegjësi dhe neglizhencë ndaj banorëve. Mos ndarja e mjeteve të premtuara nga komuna për rrjetin e ujësjellësit është bërë shkak i vonesave të implementimit të këtij projekti jetik për qytetarët e kësaj komune. Financimi i rrjetit të furnizimit me ujë të Fushë Kosovës është bërë me përkrahje të Ministrisë së Financave, thotë PDK-ja. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava, ka thënë se neglizhenca dhe papërgjegjësia e komunës, tash e 20 vite ka lënë qytetarët pa ujë të pijshëm. Këto kritika në drejtim të komunës së Fushë Kosova, Ternava i bëri gjatë një takimi me kryeshefin e KUR Prishtina, Ilir Avdullahu, ku diskutuan rreth problemit me ujë të qytetarëve të kësaj komune.
PDK e Fushë Kosovës po akuzon komunën për keqmenagjim, papërgjegjësi dhe neglizhencë ndaj banorëve. Mosndarja e mjeteve të premtuara për rrjetin e ujësjellësit është bërë shkak i vonesave të implementimit të këtij projekti jetik për qytetarët e kësaj komune. Financimi i rrjetit të furnizimit me ujë të Fushë Kosovës është bërë me përkrahje të Minsitrisë së Financave, thotë PDK-ja.
Kryetari i PDK-së në Fushë Kosovë, Rrahim Ternava, ka thënë se qytetarët deri më tash janë ndjerë të diskriminuar. Ai ka theksuar se PDK do të angazhohet fuqishëm që projekte si ky të mos zvarriten.
“Kjo situatë është e papranueshme dhe diskriminuese për qytetaret e Fushë Kosovës. Komuna tash e 20 vite ka lënë pa ujë qytetarët e vet, për shkak të papërgjegjësisë që i shquan. Ne si opozitë në këtë komunë do të jemi zë i fortë që projekte të tilla t’i shtyjmë përpara dhe nuk do të lejojmë që neglizhencën e komunës ta vuajnë qytetarët”, ka thënë Ternava.
Edhe kryeshefi ekzekutiv i KUR Prishtina, ka thënë se mjetet financiare janë bërë shkak i vonesave për shtrirjen e ujësjellësit.
“Mosgatishmëria e Komunës për përkrhaje financiare dhe ofrimi i kushteve tjera, ka bërë që implementimi i këtij projekti të shtyhet, por ne jemi të gatshëm dhe shumë shpejt do të finalizohet ky projekt” është shprehur Abdullahu. Fushë Kosova është pothuajse e vetmja komunë ku një pjesë e qytetit nuk ka furnizim të ujit të pijshëm, ndërkaq sistemi i ujësjellësit tek tash ka arritur në fazën finale.