Rrahman Hazir Murati (6.3.1947 – 18.4.1999)

Rrahman Hazir Murati (6.3.1947 – 18.4.1999)

Rrahman Hazir Murati lindi me 6 mars të viti 1947 në fshatin Ballaban të komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e ka kryer në Ballaban kurse të mesmen në Prishtinë, shkollën Normale dhe me pas studimet në Fakultetin Juridik. Pasi që ishte më i madhi nga fëmijët në familje ai u detyrua të ndërpres studimet e fakultet dhe të punësohet. Punoi mësues në fshatin Marec në shkollën fillore “Iliria” aty punoj tri vite, me vonë u punësua prapë si mësues në shkollën fillore “Naim Frasheri” dy vite dhe në fund është punësuar si referent për marrëdhënie pune në fabrikën KOSOVATEX ku aty punoj njëzet vite, ishte punëtor i dalluar në punën e tij dhe respektimin e tjerëve.

Jetojë në Prishtinë që nga shkolla e mesme dhe me vonë jetojë në fshatin Graqanicë ishe i martuar me Emine Muratin dhe ka lënë shtatë bijë e bija: Lutfijen, Zeqirin, Dianën, Ardianin Blerinën, Shqipen dhe Besën. Ishte shumë vështirë mbasi ishte kohë shumë e vështirë ai arriti në ato kushte të vështira t’i shkollojë të gjithë fëmijët e tij pasi që ia dinte rendësin shumë shkollimit.

Gjatë viteve te 80-ta ishte pjesëmarrës në demonstrata, si dhe në aktivitetet e asaj kohe që u mbanin nëpër shtëpi. Me vonë në shtator të vitit 1993 në shtëpinë e tij u arrestua nga policia serbe dhe është dërguar në stacionin policor në Graqnicë edhe është rrahur brutalisht nga policia serbe me pretekstin se mbante armë pa leje dhe barte armë të personave tjerë. Ata kishin ushtuar dhune po thuajse mbi 7 orë ku i kishte humbur edhe vetëdija dhe me pas e kishin hedh në rrugë. Një kalimtar i rastit e kishte marrë dhe e ka ofruar deri tek shtëpia ku jetonte, me të hyrë në shtëpi ai nuk ishte në gjendje as të flas as rrijë në këmbë, ndërsa vëllai i tij Avdiu e kishte dërguar në mjek dhe e kishin mjekuar aq sa kishin pasur mundësi dhe është detyruar pra të kthehet në shtëpi. Pasi që i kishin thënë prapë vijmë dhe të marrim, pas dy dit ata prapë e morën po në atë gjendje dhe e burgosen një kohë. Nga ajo kohë Rrahmani ishte i mllefosur keq pasi që regjimi serb ushtronte dhune në njerëz te pa fajshëm vetëm pse ata i kërkonin te drejtat e tyre. Gjithë thoshte vete a vjen ajo ditë për të marrë armën në dorë. Ai ishte vëllai i vetëm në  familje, sepse Murati vëllai i tij kishte vdekur në aksident në moshë te re. Deri në vitin 1999 nuk mundi të kyçet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më që kishte një nenë shumë të sëmur.

Bashkëluftëtari, Emin Gerbeshi ka rrëfyer momentet e luftës së bashku me Rrahman Muratin deri në rënien e tij

 Në mesin e marsit Rrahman Murati me familjen e tij u vendos në Marec menjëherë iu bashkëngjit UÇK -së. U angazhua në njësitin e Lagjes Gerbeshi të Marecit. Në ditët e para u shqua si një njeri i devotshëm dhe patriot i madh ku vazhdimisht kërkonte që ta angazhonim në aksione lufte kundër okupatorit. Rrahman Murati ishte i ndjekur edhe me parë nga pushtuesi serb dhe mezi priste të luftonte ballë për ballë me ta. Në mëngjesin e 18 prillit kur roja na lajmëroi se forcat serbe në numër shumë të madh kishin filluar të vinin drejt Marecit, Emin Gerbeshi si komandant i njësitit dhe Rrahman Murati bisedonim rreth pozicioneve dhe strategjisë që do të duhej ndjekur në rast sulmi të forcave armike. Tani erdhi dita për mua -tha me zë të lartë Rrahmani. I sugjerova që të dalim e të vëzhgojmë terrenin përpara se të i fillojmë aksionin luftarak që e kishim menduar shumë kohë me parë. Shkuam me shpejtësi deri tek vendi i quajtur Lakarisht. Drejt Marecit ishin nisur forca të mëdha serbe si ushtarë policë e paramilitar. Rrahman Murati me tha se s’kishim çka mendojmë me shumë po do t’i sulmojmë. Se pari duhet t’i shpëtojmë popullatën. Ata duhet të largohen nga shtëpitë i thash unë. janë shumë forca dhe ne duhet t’i ndalim po s’mund te qëndrojmë gjatë. Po kurrë nuk kam pa një njeri ma trim, ma të vendosur se atë luftëtar të lirisë. Ata nuk mund të ofrohen kurrë pa shkel mbi trupat tanë me tha Rrahmani. Me tërhiqte sa kishte fuqi që të shkonim në shtëpinë time dhe t’i marrim armët. Prit të shoh edhe pak sa forca janë – i thash Nuk ka kohë ketë ditë e kam prit,tani e dëgjojnë pushkën time – tha ai shumë i vendosur. U kthyem me vrap morëm armët. U thash të gjithë ushtareve që do të pozicionohemi tek vendi i quajtur Roga. Luftëtari Rrahman Murati bashkë me Rrahim Gerbeshin nuk priten po të armatosur kaluan lumin e Marecit dhe u dolën përball forcave serbe tek lumi i Prekocit.

Aty krisi pushka e parë në mes dy luftëtareve të lirisë dhe qindra ushtareve serb. Tashmë beteja kishte filluar. Me orë të tëra forcat serbe ishin zmbrapsur dhe nuk arritën të depërtonin në Marec. Ishte pushka e Rrahnan Muratit dhe bashkëluftëtarit të tij që u treguan paramilitareve serb se në Marec nuk do të kalojnë aq lehtë sa kishin menduar. Vetëm dy luftëtar me orë të tëra kishin ndalur një nga ofensivat me të mëdha e me të ashpra që kishin ndërmarr forcat serbe kundër UÇK-së. Pas luftimeve për disa orë rresht, snajperët serb e vranë  Rrahman Muratin bashkë me bashkëluftëtarin e tij Rrahim Gerbeshin. Sot është e pamundur të përshkruhet ajo betejë e 18 prillit, ajo trimëri e Rrahmanit na dha forcë te gjithëve. Na dha besim dhe na mësoi se s’ka çmim me të madh se liria. Ai e dinte se dy veta nuk mund ta ndalnin një ofensivë me mijëra forca serbe.

Edhe sot mendoj se ai me vetëdije u flijua për atdhe për liri për ne shokët etj për familjen e tij. Sot kujtoi se lufta e tij dhe Rrahimit shpëtuan një numër të madh të popullatës civile që ishte strehuar në Marec. Renia e Rrahman Muratit ishte humbje e madhe për ne. Me 18 prill në humbëm një bashkëluftëtar, por humbëm dhe një atdhetar e trim të madh. Nuk kam njohur njeri ma të vendosur për luftë, nuk kam njohur njeri ma trim. Sa herë e kujtoj atë ditë, them me vete se njerëzit si Rrahman Murati e kanë vendin e veçantë në altarin e lirisë. Njerëzit e mëdhenj si Rrahmani sado të thjesht kanë qenë ata dëshmohen në ngjarje të mëdha. Nuk kishte rast tjetër me te veçantë se ajo betej.Ai ishte një rast historik qw u jepet vetëm njerëzve që meritojnë të mbeten në histori i tillë ishte. Tani dëshmori i lirisë. Rrahman Murati të tillë janë të gjithë dëshmoret e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …