Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj: Hekuran Murati është munduar t’i shkatërrojë sindikatat tani do të përgjigjet para drejtësisë

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes një reagimi publik drejtuar ministrit të Financave ka thënë se Hekuran Murati, tha se ai  ishte  munduar që t’i  shkatërronte sindikatat. Turpi ju mbuloftë. Unë erdha në SBASHK për të udhëhequr me këtë sindikatë që mbrojti arsimin shqip në vitet e historisë sonë nga furtunat e pushuesit me betimin e premtimin dhënë punëtorëve të arsimit se do të ruaj figurën e mësuesit dhe pishtarëve të dijes. Ti e di cilën përgjigje ta dha para disa  muajve prokuroria lidhur me gënjeshtrën e shpifjen tënd për mjetet në SBASHK. Unë nuk dola të krekosem para medieve se me ju nuk ndjej më arsye të flas e të ballafaqohem se jeni hiçi i hiçit. Tani u njoftova se ti je ai që po ftohesh për të dhënë llogari para drejtësisë shkruan Jasharaj në reagimin e tij. Ky nuk është rasti i parë që do të ftohesh se të kemi bërë tri kallëzime penale duke i besuar institucioneve të drejtësisë dhe e vërteta do të dal sheshit. Unë para se të nisem në rrugëtimin tim i jam betuar familjes, kolegeve e kolegeve që punuan më misionin e shenjtë të edukimit ët brezave dhe gjakut të dëshmorëve, që me emblemën e UÇK-së, i sollën lirinë këtij trualli dhe zërin shqip të ziles në shkollat e Kosovës se do të vazhdoj të jem i ndershëm, e ti kush je dhe kush do të jesh?”, përfundon ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …