Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj, ka reaguar pasi Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka ripërsëritur se sot do të mbahet mësim

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pasi Ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci, ka ripërsëritur se nesër do të mbahet mësim dhe se inspektorët e arsimit do të jenë nëpër shkolla. “Zonja Nagavci, unë si njëri nga ata që kishim bërë angazhime sublime ta mbrojmë arsimin shqip nga furtunat e pushuesit dhe ishim po ata që u bëmë pjese grevës së 3 shtatorit të asaj kohe të okupimit, përjetuam pastaj vizita të inspektorëve të policisë serbe e të UDB-së me përndjekje e grushte e shqelma. Me inspektorë po na kërcënon edhe tani ti”, shkroi Jasharaj. Ai më tej është shprehur se SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të, siç i ka quajtur, “Kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet”. Nagavci u pa qartë dhe u vërtetua se ka shkelur  Kushtetutën dhe hiç asgjë. Qeveria Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët me emra të rrejshëm në Facebook dhe disa analistë që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …