leoni

Rrahman Jashari

Rrahman Jasharaj: Kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm dhe, si e tillë, ajo nuk ka bazë ligjore

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, ka thënë se punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive, ndonëse ishte shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit. Sipas Jasharajt, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm dhe, si e tillë, nuk ka bazë ligjore. Të njëjtën thotë se duhet ta bëjnë të dyja palët, përndryshe s’ka vlerë juridike. Ai ka pasur kritika për vendimin për kompensim të orëve të humbura shkaku i grevës. Edhe këtë vendim, Jasharaj e konsideron si anti-ligjor. “Zonja Nagavci mbase duke e mbajtur atë hidhërimin e grevës, jo vetëm këtë por e mori edhe atë vendimin e njëanshëm për kompensimin e orëve edhe pse kontrata e thotë qartë se kompensim të orëve nuk ka dhe nënshkrues nga njëra anë është MAShTI dhe nga ana tjetër jemi ne, dhe ne nuk mund ta shkelim kontratën, por neni 31 i kontratës e lë mundësinë që thotë që ‘përveç nëse arrihet ndonjë marrëveshje e veçantë’, dhe kjo marrëveshje e tillë nuk arrihet dhe u bënë sa kohë që ende nuk kemi pasur asnjë takim me zonjën Nagavci, edhe pse i kemi dërguar shkresë, saktësoi Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …