Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka filluar viti i ri shkollor, 2022-2023, pas grevës njëmujore të mësimdhënësve. Pavarësisht se mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk u kanë dalë pagat e muajit shtator. Lidhur me këtë rast, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat, situata në arsim do të përkeqësohet. Ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri më 5 tetor, shërbyesve civilë iu kanë dalë pagat, ndërsa në sistemin arsimor, ne gëzohemi që ata kanë paga, por qeveria ishte dashur të vepronte njëjtë, në mënyrë që t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi, pasi ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit do të kemi një situatë edhe më të keqe në sistemin arsimor, ka thënë Jasharaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …