Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë, por të marrë parasysh kërkesat e sindikatave

Rrahman Jasharaj: Zonja Nagavaci u duartrokiste fyerjeve nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut… kundër nesh

Pasi Qeveria të premten ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator, kryetari  i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i është drejtuar ministres së arsimit Arbërie Nagavci me një letër publike, duke shkruar se zonja  Nagavci po tregon heroizëm dhe humanizëm të rrejshëm në raport me mësimdhënësit. Pavarësisht që ministrja e Arsimit ishte njoftuar muaj më parë për grevën, ajo nuk mbështeti mësimdhënësit por përkundrazi “nuk hezitoi të japë deklarata  urdhëruese  e madje edhe plot shantazh e kërcënime”. Zonjën Nagavci e kishim  njoftuar muaj më  parë  me kërkesat legjitime të anëtarësisë  dhe e kishim lutur sa herë takoheshim që ato t’i prezantonte në takimet e Qeverisë duke e paralajmëruar se nëse ato nuk shqyrtohen do të vij deri të greva sepse kjo  ishte kërkesë e anëtarësisë. Zonja Nagavci as para grevës e as gjatë saj as edhe  një herë nuk ishte Ministre e arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit, po nuk mungoi e nuk hezitoi me deklarata  urdhëruese  e madje edhe plot shantazh e kërcënime. Ajo vazhdoi  t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut  e disa  të  tjerëve  që u ka humbur çdo gjë njerëzore, ka thënë mes tjerash kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …