Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dje ka përmbyllur përmbyllur takimin e 36-të me kërkesën për ta mbrojtur gjuhën shqipe në territoret ku ajo nuk po arrin të gjallojë. Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, ka alarmuar institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke iu drejtuar institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë për të ndërhyrë urgjentisht me qëllim të shpëtimit të shqipes ku ajo është e rrezikuar dhe po vdes ngadalë, para së gjithash në Greqi, Ukrainë, Bullgari e Kroaci. Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet tek arbëreshët e Italisë, ku gjendja është krahasimisht më mirë, por në rrezikun e shuarjes me ndikimin e globalizmit dhe faktorëve të tjerë”, ka thënë Paçarizi, të premten, gjatë ceremonisë së përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Seminarit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …