Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se pas fillimit të tranzicionit të FSK-së, ushtria vetëm po i thellon raportet me ShBA-në. Ai nuk beson që raportet e Qeverisë me ShBA-në për shkak të taksës për mallrat serbe do të mund të ndikojnë në bashkëpunimin e FSK-së me partnerët e saj strategjikë. Ai thotë se të gjitha përgjegjësitë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së që dikur kanë qenë nën përgjegjësinë e KFOR-it, gradualisht po barten tek FSK-ja. Gjenerallejtënant Rama ka bërë me dije se viti i parë i tranzicionit të FSK-së ka të bëjë më tepër me çështje administrative në ministri dhe për ndërtimin e Shtabit të Përgjithshëm, por edhe për ndërtimin e kapaciteteve trajnuese për misionin dhe mandatin e ri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …