Duke folur për Gjykatën Speciale, avokati, Tahir Rrecaj ka theksuar se ngritja e aktakuzave të para nga kjo gjykatë mund të ndodh më së largu në vjeshtën e këtij viti. Sipas këtij avokati, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe ato përkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan në bazë të Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për gjykimin e pretendimeve të paraqitura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Dhomat janë me mandat e juridiksion të përcaktuar, konkretisht për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera të përkufizuara në Ligjin e Kosovës, të cilat pretendohet se janë kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji parasheh që proceset gjyqësore të mbahen jashtë Kosovës. Dhomat e Specializuara e kanë selinë në Hagë dhe punësojnë gjykatës, prokurorë dhe punonjës ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …