E mora veten, pasi u martova. Tokë e mal kisha boll, por edhe dhen e dhi, kie, lopë. Fillova me punue dhe punt m shkojshin marë. Gjinja, n fillim m kqyrshin si t mjer’ t’ pa bamë hesap, si familje anmike. Nuk kisha shkoll’, nuk ndijsha mire me nji vesh, nuk m banin hesap as sa per një qen, edhe pse kurre kujt nuk i kam ba keq. Jete e shtire. kusherijt mundojeshin me m nimue, por edhe ata ishin të ndjekun e sakatuem…
Pasi e ndreqa idaren m shkoi mendja me ble nji Radio dhe me ndigjue Tiranën. Shumë vetë kishin ble Radio. E kishe ble edhe kusherini im, Milaimi, dhe u knaqsha me kanget e Tiranës. Ato diqysh m’ flejshin n shpirt, e nganjiher kur knojshin kangë për Enver Hoxhën, trupi mu rrëqethke. Nuk e di pse.
Nji ditë i bana paret dhe shkova te miku im, Faiku. Ata kishin dalë moti n’ Prishtine dhe i thashe se kam ba paret dhe ti me ma ble nji Radio. Miku m priti mirë. Me thane t drejten ata m kane ndihmue shpesh, por edhe ata ishin shpallë anmiq, madje i mundonin ma shume se mue.
Pasi ma bleu Radion u gezova shume, por u tutsha se nuk kam me dite me lshue e mi i gjet stanicat. Njeri pa shkollë.
Faiku me msoi qysh lshohet, qysh ndalet, qysh i lshohet zani, qysh i ndrrohen baterijat. Por kur fillova mi lu gishtat per m’ i gjete stanicat e lujsha shpejt at pullen e vogel. Boll u mundova por s mujsha me ia qillue. Krejt miqt keshnin me mue, po une gishtat i kisha t mdhaj, te çam e t ajun prej pune.
– A di shka o mik i thash, pasi u kujtova pak.
– Fol Hafir, m’ tha.
– Ndreçma me një vend veç Tiranen, tybe edhe ashtu nuk du me ni asnjë stanice tjeter, e nashta msohna ma von’ msohet edhe gruja, edhe fmijte kanë fillue m u rrite.
Faiku ma çiti n’ Tirane dhe m tha, qit pullen e stanicave mos e prek, edhe nese e preke, kqyre mire, qit vijen e kuqe, ndale ne ket vend. Aty ia bani nji pikë t madhe, nje shej per me afrue at penin qi ecte majt e djatht. Aty ishte Tirana.
Per zanin nuk u bana marak. Ja lash deri n skaj, se nuk ndij mire.
Miku ma pshtjelli mire Radien në at qanten qi e kisha ble dhe pasi u persheneta u nisa te stanica e vozit per me shkue deri ne Lypjan, e prej atje katër orë në kambe deri te shpija ne Krajmirovc.
Te stacioni m’ duhej me prite dy sahat. U largova pak me ni vend e nxora radion me provue.
Ja kisha lshue zanin deri n’ skaj pa menue qi po e pengoj ndokand dhe pa e ditun qi nuk ban me ndigju Tiranen. Pas pak m u afrue nji burrë plak e m’u drejtue:
– A je shurdhan apo budallë?
– Budalle nuk jam e pak shurdhan po, por çka por t hyn në punë ty kjo, ia ktheva?
– Tash ndokush i lajmron milict, a e di ti qi asht e ndalueme me nigju Tiranën?
– Po une ket mall e kam ble me nigjue Tiranën e jo Beligradin.
Plaku e çoj dorën përpjetë dhe u largue shpejt, thuese po e ndjekë kush. Nuk ka vonue as dhetë dakika kur i pashe dy milic qi ishin drejtuar te une. E mora me mend cka me gjet po ish vone. Njani milic e mori pendrekun n dore e ai tjetri e mbajke doren n’ allti. E di qi foli serbisht dhe pak e kuptova kur e permendi legitimacien. Milici tjetër me tha nalja zanin Radios. Nga habija n vend se me ia nalë ja lshova deri n skaj. Ai bani turr me me marrë Radion por une nuk ja lshova. Milici shka e nxori alltinë dhe ma rrasi n fyt.
– A nuk kam t drejte me ble Radio, pse po i shitni pra?.
– Mor a je ti budallë apo shurdhan?.
– Shurdhan jam pak, po budallë nuk jam.
– Ku po jeton ti n’ Jugosllavi a n’ Shipni.
– Une jetoj ne Drenicë. Kam ardhë ne Prishtine dhe e kam ble ket Radio.
Milici shqiptar foli me at shkaun dhe e marrsha me mend se po i thotë se nuk isha mire me mend, se e prekte kryet. Pas pak, milici nisi me m’ i lidhe duart por nuk pranova.
– Tash i thirri edhe kater milic dhe t lidhin si qenin, mu drejtu milici qi dinte shqip.
– Qen mos m thuj, se qen je vet. Thirri perqind n dash, edhe mytem, po nuk di shka ju bana?
– A e di ti qi s ban me ndigjue Radio Tiranen. Enver Hoxha asht anmik i joni.
– Un’ nuk e kam anmik. 18-vjet baba i ka majtë burg per Shqipni, dy vllazen ia kanë mytë bab’s, ma kan mytë edhe mue një vlla.
– Mirë jau kan ba, duhet me ju mytë t tanëve shka jeni me Enver Hoxhën.
– Mytëm pra i thashë, edhe kryet me ma hjekë une qyky Hafiri jam. Po per me ngue Tiranen e kam ble ket Radio, jo per Beligradin.
Pa u ba pesë dakika erdhen edhe katër milic e m rrethuen. fillova me çindrue, qashtu tuj u shtye por ma n fund m lidhen.
– Kur e ke ble ket radio m’ veti milici
– Sot e kam ble.
– Ku?
– N pazar, te stanica e autobusave, u thashë. Ma rroki mendja se me kallxue drejt e merrsha n qafe edhe mikun, po nuk e di qysh ma dha zoti, se boll trullan jam.
– Tuj hec nji pazarxhi m tha a po don me ble nji Radio t’ mire se e kam si me veti. Une i kisha paret se e kam shitë nji lopë, por edhe ma parë kisha mendu me ble nji Radio. I thashe po e blej veç nuk di me perdore. Ai me kallxoi rend. Mandej i thashe qi derisa t msohna banja nji shenj ku e zen Tiranën dhe ai përnjeherë ja bani nje shenj per me gjete ma lehte. Kqyrne shenjen iu thash n’ mos m besofshi.
– A e njeh me pa njerin qi ta ka shit radion?
– Ndoshta edhe e njoh po nuk e di ku jeton ai, te stanica e kam ble. Ish kane burr i mire kur i thashe se e kam ble me ndigjue veç Radio-Tiranen, ma shiti 100 banka ma lirë. Filluan me m besue dhe ashtu lidhun me çuen te Stanica. M shtine brena n Stanice m’ lidhen per një fare cevi t’ hekurit dhe krej milicet u larguen me lyp pazarxhine apo ndonji t dyshuem. Me mu mbeti vec nji milic shka. Ai foli dishka po une i thash “ne znam serpski”, ate fjale e dijsha, mirpo ai ditke shqip dhe me tha se sudija ka mi dhane pesë vjet burg dhe ka me ta konfiksu Radion…
…
Sudija m’ i dha dy muj burg per “prekershaj” dhe ma konfiskoi Radion.
Pas dy mujve u ktheve n’ shpi. Gruja më doli para dhe u gzue kur m pa. Spiunat e katunit i kishin than’ se kanë me m majtë dy vjet burg.
Kur hyna n shpi me përqafen fmijte. Pas pak e pashë Radion në raftin e sobës.
– Kush e ka pru Radion e veta gruen?
– Milaimi, kusherini yt, tha gruja. Ka shku te nji avokat, shka, ja ka dhane 200 banka dhe e ka nxjerrë Radion.
Sapo kishte marrë vesh qi jam ardhe te shpija erdhi Milaimi. Po gzimi ma i madh i imi at dite nuk ishte as lirimi nga burgu, as Radio. Djali pes vjeç dhe gruaja ishin msue mi gjete krej stanicat madje edhe Radio Kuksin qi e rrokte ma mirë se me kanë n Shqipni… Pas një kohe u msova edhe vet, por dora m shkojke te ajo shenja, që ia kishte lan’ miku im, Faiku. (A. Q. )