Rregullohet ambienti i jashtëm në shkollën “Imer Krasniqi” në Carrallukë

Në kuadër të rregullimit të hapësirave në shkollat e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Carrallukë, përkatësisht në shkollën “Imer Krasniqi”, ka filluar dhe është duke u bërë rregullimi i hapësirës së jashtme të kësaj shkolle, ku përfshihet oborri dhe fusha e sportit. Këto punime i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit, Blerim Thaçi dhe ai i urbanizimit, Islam Vrenezi, të cilët janë shoqëruar nga kryetari i fshatit, Rrustem Hoti. “Krijimi i kushteve të mira në shkolla, përfshin edhe rregullimin e ambienteve të jashtme dhe fushave sportive dhe krahas ndërtimit të shkollave, jemi duke investuar edhe në rregullimin e këtyre ambienteve, me qëllim që nxënësit të kenë kushte dhe hapësirë të rregulluar ”, tha kryetari Begaj. Rregullimi i kësaj hapësire, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kap një shumë rreth 60 mijë eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …