Në kuadër të punimeve për përmirësimin e kushteve për bujq e komunës së Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e degëzimit të rrugës për Kllokot. Kjo rrugë do të mundësoj qasje më të mirë të bujqve në pronat e tyre, është shprehur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë.