Rregullohet ndriçimi në fshatin Bardh

Në kuadër të rregullimit të ndriçimit publik në fshatrat e Komunës së Malishevës, dje ka përfunduar rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Bardh. Në lëshimin në funksion të ndriçimit publik në këtë fshat, ishte i pranishëm edhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, i shoqëruar edhe nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, Valon Krasniqi dhe Astrit Sertolli. “Jemi në fazën e rregullimit të ndriçimit publik në të gjitha fshatrat, në të cilat Kuvendi i Komunës, ka paraparë të rregullohet ndriçimi dhe gradualisht jemi duke e përmbyllur këtë projekt. Mbrëmë kemi përfunduar me fshatin Bardh, ku është rregulluar ndriçimi i paraparë dhe ajo që vlen të theksohet është edhe bashkëpunimi i mirë me banorët e fshatit, të cilët kanë participuar në sigurimin e shtyllave në rrugët ku nuk ka pasur shtylla për vendosjen e dritave. Banorët i kanë siguruar dhjetë shtylla, dhe ky është një shembull i bashkëpunimit të mirë me banorët në realizimin e projekteve, pasi shtyllat nuk kanë qenë të parapara në projekt, por vetëm vendosja e dritave dhe rrymës në shtyllat ekzistuese”, ka sqaruar drejtori Morina, i cili i ka uruar banorët për rregullimin e ndriçimit. Përndryshe, sipas drejtorit Morina, projekti i rregullimit të ndriçimit publik në vendbanimet e Komunës së Malishevës, është në proces e sipër dhe deri më tani ndriçimi është rregulluar në së paku shtatë fshatra, përderisa vitin e kaluar ndriçimi ishte rregulluar në 18 vendbanime tjera dhe gradualisht, rregullimi i ndriçimit publik nëpër vendbanime po shkon drejt përfundimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …