leoni

Rregullohet ndriçimi në rrugën “Labinot Krasniqi” në Carrallukë

Rregullimi i ndriçimit në fshatrat e Komunës së Malishevës, është duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë. Kështu ka përfunduar rregullimi i ndriçimit edhe në fshatin Carrallukë, përkatësisht në rrugën “Labinot Krasniqi”, ndërsa përfundimin e kësaj pjese të ndriçimit, e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Gjatë vizitës në Carrallukë, kryetari Begaj, është takuar edhe me përfaqësuesin e fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti, të cilin e ka uruar për realizimin e këtij projekti. “Jam i kënaqur që ky projekt po realizohet sipas dinamikës së paraparë, ndërsa rregullimi i ndriçimit do të vazhdoj deri në realizimin e plotë të tij, dhe të gjitha rrugët e parapara në kuadër të këtij projekti, do të ndriçohen”, tha Begaj. “Rregullimi i ndriçimit, është një kërkesë e vazhdueshme e fshatrave dhe ne po mundohemi që brenda mundësive buxhetore ta realizojmë. Rregullimi i ndriçimit, në rend të parë krijon siguri më të madhe në vendbanime, ndërsa qytetarëve ju mundëson edhe lëvizjen e lehtë dhe të sigurt në orët e mbrëmjes”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në Carrallukë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …