Rregullohet pjesa e dëmtuar e digës së liqenit në Mirushë

Gjatë kësaj jave Komuna e Malishevës, ka qenë e angazhuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në infrastrukturë, e në kuadër të këtyre intervenimeve, është rregulluar edhe pjesa e dëmtuar e digës së liqenit në Mirushë, e cila dëmtuar në dy herë gjatë vërshimeve. Punimet e kryera në këtë digë, sot i kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe kryetari i fshatit Urim Thaçi.
Fillimisht është mbushur pjesa e dëmtuar e digës, me material përkatës, e më pas është vendosur rrjetë me armaturë dhe në fund është betonuar ajo pjesë e dëmtuar e digës. Sanimi i digës është një intervenim urgjent i kryer në të, me qëllim të krijimit të sigurisë së përgjithshme dhe mos dëmtim të mëtutjeshëm të saj, e më pas do të bëhet edhe rregullimi i tërësishëm i saj, përfshi edhe shkarkimin e ujit në rast të rritjes së sasisë së ujit.
Kjo digë, që nga ndërtimi i saj, është dëmtuar dy herë gjatë vërshimeve, së pari në vitin 2016 dhe më pas në janar 2021, pasi në pjesën e poshtme të digës është shkaktuar gërryerje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …