Rreshja e shiut dhe breshërit në disa rajone të Kosovës, kanë shkaktuar edhe dëme në kulturat bujqësore

Pasditja e së dielës ka sjellur reshje të shiut dhe breshërit në disa rajone të Kosovës, duke shkaktuar edhe dëme në kulturat bujqësore. Përkundër faktit që reshjet ishin të pritura për të lehtësuar thatësinë e kohëve të fundit, intensiteti i tyre ka sjellë pasoja të rënda për bujqit në disa zona. Sipas raportimeve stuhi shiu dhe breshëri ka pasur në Fushë Kosovë, Lipjan, Kaçanik e Skenderaj dhe në disa qytete në rajonin e Dukagjinit. Breshër i cili zgjati për disa minuta, shkatërroi gjethet dhe frutat e shumë pemëve, dhe të mbjellurave të tjera. Gjithashtu shiu ka shkaktuar edhe bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Komoran.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …