leoni

Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Rreth 1.600 ankesa ka pranuar Avokatit të Popullit gjatë viti 2023, të drejtuara ndaj gjykatave, ministrive dhe komunave

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thotë se ankesat që ka marrë nga qytetarët  kanë të bëjnë kryesisht me zvarritjet e procedurave gjyqësore, të drejtat e punësimit dhe ushtrimin e profesionit. Qelaj në intervistë flet edhe për rastet e dhunës në familje, kurse bazuar në numrin e ankesave, komuniteti serb është ai i cili ka paraqitur më së shumti ankesa. Në pyetjen se  cilat kanë qenë ankesat, vërejtjet më të mëdha gjatë këtij viti sa i takon shkeljes së të drejtave të njeriut? Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka deklaruar se ky vit ka qenë sfidues për vetë punën e institucionit të cilin e drejton, po edhe në raport me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend. Parë nga perspektiva jonë, gjithmonë të dhënat ne i paraqesim mbi bazën e ankesave që kemi pranuar gjatë një viti, këto ankesa individuale apo ankesa të institucioneve dhe të organizatave të shoqërisë civile dhe rasteve që i kemi hapur sipas detyrës zyrtare. Numri i ankesave këtë vit ka qenë përafërsisht 1.600 ankesa. Ato ankesa kanë qenë të orientuara kryesisht ndaj palëve përgjegjëse, gjykatave, ministrive, komunave e kështu me radhë. Ne kemi një standard të hetimit të rasteve, pra nuk dalim me konstatime dhe qëndrime apo rekomandime para se të kryhet një hetim i plotë i rasteve. Kjo reflekton në nxjerrjen e raporteve, të cilat i kemi nxjerrë këtë vit. Raportet për rastet e hetuara nga qytetarët këtë vit kanë qenë gjashtëmbëdhjetë. Dhjetë raporte janë sipas detyrës zyrtare dhe raportet e tjera që ne i kemi nxjerrë, ka thënë mes tjerash, Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …