Rreth 1 milion euro tjera për urbanizimin edhe më tej të Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nënshkruar katër marrëveshje në vlerë rreth 1 milion euro, për investime kapitale në katër institucione publike komunale, që do të realizohen gjatë viti 2023, një investim ky i Komunës së Malishevës në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Objektet në të cilat do të investohet janë Palestra e Sporteve “Habib Zogaj” dhe tri shkolla; “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, “Lasgush Poradeci” në Kijevë dhe “Labinot Krasniqi” në Mirushë. Kryetari Kastrati e ka falënderuar drejtorin e FKEE, z. Ahmet Ismaili për bashkëpunimin dhe i shprehu përkushtimin në funksion të implementimit të projekteve për të cilat edhe u nënshkruan.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …