Rreth 15 milionë euro nga buxheti i taksapaguesve kosovarë kanë shkuar për pagesa të vendimeve gjatë nëntëmujorit të vitit që lamë pas. Këto shpenzime Qeveria e Kosovës i ka llogaritur në kuadër të kategorisë për investime kapitale, gjë e cila ka rezultuar me një ngritje të shpenzimeve për investime kapitale prej 6 për qind apo 17.4 milionë më shumë sesa vitin e kaluar. Për këtë kategori të shpenzimeve kanë qenë në dispozicion 710 milionë euro, megjithatë për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm rreth 297 milionë. Kjo ka ndikuar që niveli i realizimit të projekteve nëpër ministri dhe komuna të mbetet i ulët. Pjesa më e madhe e shpenzimeve kapitale gjatë këtij 9-mujori ka shkuar për ndërtim të rrugëve, për shpronësime, për ndërtesa (shkolla, spitale dhe objekte të tjera publike), për pajisje, automjete për transport dhe siguri publike dhe investime kapitale.
